“S’ka shanse të takohet Rama me Bashën”, Eni Vasili vendos bast me Dukën

Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, shprehet se nuk ka asnjë shans që Basha dhe Rama të përsërisin marrëveshjen e 17 majit 2017.

Në emisionin Open, Duka u shfaq aq i sigurt saqë vuri një bast me gazetaren Eni Vasili.

“Nuk ka shanse të ndodhë një tjetër takim Rama-Basha”, deklaroi Duka.

“Po nëse ndodh”, pyeti gazetarja Vasili.

“Deri tek dreka jam, një drekë do të të japë ty dhe jemi një rregull. Nëse Basha takohet me Ramën do të gjykohet nga të gjithë”, sqaroi Duka.