Flash News

KRYESORE

S’ka studim për minimumin jetik nga viti 2001, deputeti: Është i qëllimshëm

S’ka studim për minimumin jetik nga viti 2001, deputeti:

Shqipëria nuk disponon një studim të saktë që të përcaktojë minimumin jetik që nga viti 2001.

Ky shqetësim ka dalë në pah nga një auditim i departamentit të Performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit me fokus tek varfëria dhe efekti i politikave në zbutje.

Ky rast ka sjellë reagimin e deputetit të LSI, Përparim Spahiu, sipas të cilit është e qëllimshme.

“Shqipëria nuk ka studim të plotë që përcakton minimumin jetik që nga viti 2001.

Kjo nga një auditim i departamentit të Performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit me fokus tek varfëria dhe efekti i politikave në zbutje të saj.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale thotë që ky studim shkon përtej saj (normal kur është KM-ja që bën dhe studimet, me bashkëqeverisjen).

I vetmi studim është ai i vitit 2016 nga Avokati i Popullit ku kjo shumë llogaritet 16,000 lekë. Shifër që nuk u mor asnjëra si referim.

E gjitha e qëllimshme, pasi nëse do ti referoheshim minimumit jetik real, shuma e ndihmës ekonomike për familjet në varfëri, do të ishte shumë më e madhe se ç'paguhet sot”, shkruan deputeti.

Të fundit