Flash News

KRYESORE

S’ka VAR për “Champions League”, UEFA: Videoarbitrimi do të aplikohet në finalen e Superkupës

S’ka VAR për “Champions League”, UEFA: Videoarbitrimi do

Sistemi VAR nuk do të aplikohet edhe këtë sezon nga UEFA në ndeshjet e “Champions League” dhe “Europa League”, pasi sipas presidentit Aleksander Ceferin është shumë shpejt.

“Për Championsin e sivjetshëm është shumë shpejt dhe nuk mund të themi se kur do të mund të adoptohet”, tha ai.

UEFA e ka vendosur tashmë dhe parashikon të nisë përdorimin e sistemit të videoarbitrimit për herë të parë në ndeshjen e Superkupës së Europës, vitin e ardhshëm.

Ndeshja në fjalë do të luhet në Stamboll, më 14 gusht të vitit 2019, mes fituesit të Champions League dhe atij të Europa League.

Kjo deklaratë lë të kuptohet se, sistemi i videoarbitrimit VAR do të mund të përfshihet në Champions dhe Europa League duke nisur nga viti 2020.

Edhe pse presidenti Ceferin është shprehur se VAR-i ka funksionuar më mirë nga sa parashikohej gjatë Kupës së Botës, duket se teknikisht është më e vështirë për UEFA-n ta bëjë funksionale në të gjitha ndeshjet që luhen njëkohësisht në të gjithë Europën.

Të fundit