Flash News

KRYESORE

S’ka vetting në politikë, mazhoranca rrëzon propozimet e opozitës

S’ka vetting në politikë, mazhoranca rrëzon propozimet e

Mazhoranca ka rrëzuar amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike për vettingun në politikë. Gjatë procesit të votimit, pro amendamentit votuan 52 deputetë të opozitë ndërsa kundër u shprehën 74 deputetë të mazhorancës.

Pak para votimit, Basha i kërkoi mazhorancës që të votonte amendamentet madje duke e ftuar që t’i hartonte ajo ligjet për vettingun dhe opozita do t’i miratonte me kushtin e vetëm që më parë ato të kishin marrë dakortësinë e Komisionit të Venecias.

Në fund të seancës së sotme, mazhoranca miratoi me 72 vota pro dhe 2 kundër edhe zgjedhjen e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Të fundit