Flash News

KRYESORE

"S’ka votim elektronik", Çuçi: I rëndësishëm është produkti i mirë!

Deputeti socialist Bledi Çuçi, njëkohësisht dhe bashkëkryetari për Reformën Zgjedhore, i pyetur nga gazetarët nëse do të ketë ngecje të reformës zgjedhore për shkak të akuzave të opozitës se nuk duan të kenë një qeveri anti-mafia, u shpreh se diçka e tillë nuk do të ndodhë. Sipas tij, tashmë Shqipëria e ka një qeveri anti-mafia që po sjell në jetë reformën e rëndësishmë.

“Kjo qeveri po vë në jetë një nga reformat më të rëndësishme që është ajo e vënies në jetë të reformës në drejtësi”, u shpreh më tej Çuçi.  

Ndërsa sa i përket votimit elektronik të kërkuar nga opozita, Çuçi u shpreh se votimi elektronik nuk shpreh besim të plotë mes palëve ndaj nuk do të ketë ndryshim në mënyrën e votimit. Çuçi më tej theksoi se e rëndëishme është që produkti të jetë i mirë sa i përket reformave. 

Të fundit