Flash News

KRYESORE

“S’ka zgjedhje pa opozitën”, Gjermania kusht për integrimin e vendit në BE

Gjermania ka përsëritur apelin se integrimi i vendit lidhet me dialogun që do të gjejnë palët politike për zgjidhjen e krizës, që ka përfshirë vendin prej muajsh.

Sot, nënkryetari i grupit parlamentar të Unionit Kristiandemokrat dhe Kristiansocial në parlamentin gjerman (Bundestag) Johann David Wadephul, reagoi në një deklaratë për mediat pas vendimit të presidentit Ilir Meta për shtyrjen e datës së zgjedhjeve vendore.

Ndër të tjera, ai ritheksoi se çdo gjë tjetër do të ishte jo evropiane dhe do t’i forconte në mënyrë të panevojshme dyshimet mbi dobinë e një procesit të aderimit.

“Kështu do të krijohej një bazë e re për një bashkëjetesë paqësore mes konkurrentëve politikë. Në Evropë, çdo qeveri duhet të pranojë një opozitë kritike, dhe çdo opozitë duhet të pranojë një qeveri efektive. Kjo është një bazë qenësore për një shtet të qëndrueshëm dhe demokratik. Nëse Shqipëria dëshiron të përshkojë këtë rrugë drejt Evropës, sigurisht që do të marrë çdo mbështetje nga Gjermania”, u shpreh Wadephul.

Të fundit