Flash News

KRYESORE

Skadenca e kartave të identitetit, ministria thirrje qytetarëve

Skadenca e kartave të identitetit, ministria thirrje qytetarëve

Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda u ka bërë thirrje qytetarëve të cilëve u skadojnë kartat, që të aplikojnë sa më shpejtë për të shmangur fluksin.

 “Kemi vënë re një ulje të fluksit të aplikimeve për karta të identiteti kohët e fundit, kjo ndoshta edhe për shkak të vendimit për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë, por ne u bëjmë thirrje qytetarëve të vijnë të aplikojnë, të mos e lënë për momentin e fundit, pra në dhjetor, pasi do të ketë një fluks tjetër, i cili ai është i lëshimit të pasaportave biometrike, çka do të vështirësojë në një farë mënyrë edhe pajisjen me karta identiteti”, u shpreh Voda.

Më tej ajo u shpreh se infrastruktura është ngritur në bashkëpunim edhe me njësitë e qeverisjes vendore dhe qytetarët tashmë kanë mundësinë që në mënyrë komode të pajisen me karta dhe të mos e lënë për në moment të fundit.

Të fundit