Flash News

KRYESORE

Skadimi i mjeteve të identitetit, Lleshaj nxjerr njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Skadimi i mjeteve të identitetit, Lleshaj nxjerr njoftimin e

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një postim në "Twitter" u bën thirrje qytetarëve, të cilëve u skadojnë kartat e identitetit,  të aplikojnë për karta të reja sa më parë.

Lleshaj njofton se nga fillimi i tetorit dokumentet që skadojnë nuk do të përdoren më, nëse nuk shoqërohen me dokumentin e aplikimit.

“Kartat e identitetit dhe pasaportat janë në prag të skadimit për shumë qytetarë. Nga fillimi i tetorit ato që skadojnë këtë vit nuk do të mund të përdoren më, nëse nuk shoqërohen me dokumentin e aplikimit.

Të gjithë duhet të NXITOJNË sot, që të mos BEFASOHEN nesër, kur të ndalohen për të udhëtuar jashtë vendit apo kur të mos mund të marrin një shërbim tjetër brenda tij”-shkruan Lleshaj në twitter.

Autoriteti i Aviacionit Civil, ditën e djeshme shprehu shqetësimin se shumë pasagjerëve u ishte anuluar udhëtimi për shkak të skadimit të afatit të dokumentit.

Të fundit