
Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mbërrin në Maqedoninë e Veriut varianti britanik i Covid-19, konfirmohet rasti i parë
Babai vret djalin në Prishtinë, viktima plagosi reperin e njohur shqiptar 4 vite më parë
Përgjim i ri, zakone të vjetra
Skandal përgjimesh, Austria kërkon shpjegime nga Gjermania: Veprimet e ‘BND’ vënë në pikëpyetje besimin mes nesh

Ekzekutivi austriak i kërkoi Gjermanisë shpjegime pas pretendimeve të tjera kundër shërbimeve sekrete gjermane, të akuzuara, sipas informacioneve të shtypit, se kishin spiunuar një numër të madh institucionesh dhe kompanish në Austri, përfshirë dhe ambasada dhe organizata ndërkombëtare.
Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen kërkoi sqarime nga ana e autoriteteve gjermane, ndërkohë që kancelari Sebastian Kurz i kërkoi Berlinit një bashkëpunim të mirë për zbardhjen e informacioneve të shtypit që implikojnë shërbimet e jashtme sekrete gjermane (BND).
E përditshmja “Standard” konfirmoi në numrin e saj se dispononte një listë me personat e spiunuar nga BND në vitet 1999 dhe 2006 duke përshirë rreth 2 000 numra telefoni fiks dhe celular, fax-e dhe adresa elektronike të ministrive, organizatave ndërkombëtare, ambasadave, kompanive të vendosura në Austri.
Edhe e përjavshmja austriake Profil ka publikuar të njëjtat informacione.
Mes organizatave ndërkombëtare bëjnë pjesë Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (AIEA), që e kanë selinë në Vjenë.
“Të spiunosh shtetet mike nuk është vetëm e rrallë dhe e padëshirueshme, por është gjithashtu e papranueshme”, deklaroi presidenti austriak në një konferencë shtypi me kancelarin Kurz, i thirrur për këtë çështje.
“Veprime të tilla do të vinin në pikëpyetje besimin afatgjatë mes shteteve”, shtoi presidenti austriak, Alexander Van der Bellen Bellen, ndërkohë që kryeministri u tregua më i rezervuar duke kujtuar se Gjermania ishte një partnere e rëndësishme.
Ditari politik





Të fundit




Murrizi: SPAK të hetojë korrupsionin në institucione, t'i lërë gjobat e biçikletave
28 Janar 2021, 12:33
Zgjedhjet/ PD prezanton programin, Basha: Do të përmbushim angazhimet e marra
28 Janar 2021, 12:24


Vodhi të sëmurin me Covid tek Infektivi, gjykata lë në burg infermieren 30-vjeçare
28 Janar 2021, 11:58
Olsian Çela mbledh prokurorët për dy vakancat në KLP, 5 kandidatë në garë
28 Janar 2021, 11:52


Meta: Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë, përmbysje demokratike me 25 prill
28 Janar 2021, 11:23

Ekipi i OBSH-së në Vuhan fillon punën në terren për origjinën e Covid-19
28 Janar 2021, 11:08
Vetëvaret në qeli, humb jetën i burgosuri në Peqin
28 Janar 2021, 10:51
Mutacionet e Covid-19 në Shqipëri, ISHP flet për praninë e varianteve të reja
28 Janar 2021, 10:48
Denaj bën bilancin e 2020: Tërmeti dhe pandemia, togfjalëshi i vitit që lamë pas
28 Janar 2021, 10:29
“Nuk ka shtyrje të afatit”, Çuçi: Rinovoni kartat e ID
28 Janar 2021, 10:17
Kryemadhi në Elbasan: Prioriteti ynë është të ndalojmë shpopullimin e vendit
28 Janar 2021, 10:04

Babai vrau djalin në Kosovë, çfarë dihet deri më tani për ngjarjen e rëndë
28 Janar 2021, 09:26
‘Fryhet’ administrata, qeveria hap mbi 700 vende pune në prag të zgjedhjeve
28 Janar 2021, 09:25
Kryeministri Johnson: Shkollat mund të rihapen më 8 mars
28 Janar 2021, 08:56