Flash News

KRYESORE

SKANDAL: Stadiumi nuk është gati, FSHF jep lajmërimin e turpshëm

SKANDAL: Stadiumi nuk është gati, FSHF jep lajmërimin e

Një skandal i vërtetë me stadiumin kombëtar, pasi "Arena Kombëtare" nuk është gati. FSHF dha lajmërimin se ndeshja e femrave ndërmjet Vllaznisë dhe Apolonisë nuk do të luhet sipas planit, por është shtyrë. Punimet nuk kanë mbaruar dhe FSHF rrezikon që të mos luhen as ndeshjet eliminatore të Europianit kundër Francës dhe Andorrës në këtë impiant. UEFA ka dhënë paralajmërimet dhe detyrat që duhen të zbatohen dhe FSHF duhet të veprojë në kohë rekord.

Njoftimi - “Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë opinionin publik se ndeshja e kampionatit të femrave, Vllaznia-Apolonia, e planifikuar për tu luajtur në stadiumin e ri kombëtar ditën e dielë, datë 3 Nëntor, ora 19:00, do të spostohet për të dielën e ardhshme.

Duke qenë se është kryer një rimbjellje e fushës për periudhën e dimrit, pas konsultave me kompaninë greke e cila ka kryer shtrimin dhe mirëmbajtjen e tapetit të fushës, u vendos së bashku me zbatuesin që ndeshja të spostohet për të pasur një fushë në gjendje optimale në prag të ndeshjes inauguruese që do të zhvillohet më datë 17 Nëntor, kundër Francës.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se biletat e shpërndara për ndeshjen testuese mund të përdoren në datë 10 Nëntor”, thuhet në njoftimin e bërë nga FSHF

Të fundit