Flash News

KRYESORE

Skandalet e errëta të burgut ku vdesin më shumë se 5000 të dënuar çdo vit

Një në pesë të burgosur në burgun kombëtar të Filipineve vdesin çdo vit. Shifrat janë nxjerrë nga zyrtarët në spitalin e burgut.

Rreth 5,200 të burgosur në burgun e ri Bilibid (NBP) vdesin çdo vit për shkak të mbipopullimit, sëmundjeve dhe dhunës, raporton CNN.

Burgu i vendosur në qytetin Muntinlupa është përfshirë në skandale me muaj të tërë. Në gusht u përhapën zëra se një ish-kryebashkiak aktualisht duke vuajtur dënimin për një përdhunim dhe vrasje të vitit 1993 do të lirohej herët për sjellje të mira.

Më pas dolën fjalë se të burgosurit mund të "jetonin si mbretër" në qelitë e tyre për një tarifë të caktuar. Pretendohet se zyrtarët e burgut pranuan ryshfete për të kontrabanduar celularë, cigare dhe madje edhe televizorë.

Një dhomë mban deri në 85 të burgosur. Ndërsa qelitë e mëdha, të ndërtuara për të mbajtur 30, mbajnë në fakt 130.

Disa kritikë thonë se mbipopullimi është ndikuar edhe nga lufta e Dutertes ndaj drogës, por OKB bën thirrje se po shkelen shumë të drejta njeriu.

‘Numri i lartë i vdekjeve është tronditës - por jo saktësisht një problem i ri’, raporton CNN. Burgjet e tjera në të gjithë vendin po përballen me probleme të ngjashme; kur CNN vizitoi një burg të qytetit të Quezon në vitin 2016, më shumë se 4,000 të burgosur flinin në terrenin e një  fushe basketbolli brenda burgut.

Burimi: CNN

Të fundit