Flash News

KRYESORE

Skandali me bashkëshorten, jep dorëheqjen ministri grek i Ekonomisë

Ka dhënë dorëheqjen ministri i Ekonomisë në Greqi, Dimitris Papdimitriou.Vendimi i tij erdhi disa orë pas dorëheqjes edhe të gruas së tij, ministrja e Punës, Rania Antonopoulou, e cila u përfshi në një skandal. Ajo akuzohet se ka përfituar për tre vjet rresht subvencione për qiranë e banesës.

Sipas mediave greke, kryeministri Aleksis Tsipras do të bëjë sot rikompozim të detyruar dhe të shpallë emrat e ri të kabinetit sa më parë, pas dorëheqjes së dy ministrave, burrë e grua.

Të fundit