Flash News

KRYESORE

Skandali i Federatës së Atletikës, Luiza Gega: E bleva vetë uniformën për në Botëror

Atletja shqiptare Luiza Gega ka treguar nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale se ndihet e braktisur nga të gjithë dhe se është e detyruar të blejë vetë uniformat e garave ndërkombëtare.

“Përfaqësoj për herë të katërt Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Sallave të mbyllura. Sigurisht sepse jam e vetmja që kap standardin e IAAF, jo sepse më duan më shumë dhe prandaj shkoj. Uniformën e bleva vetë, vijat e kuqe i ngjyrosa vetë, dhe i shtova dhe flamurin e bukur”, shkruan Luiza Gega.

Ndërsa, në një postim tjetër shekson: "Dhe pse shteti është shumë i varfër, unë s’jam, por shkoj i blej, i vendos një Albania të bukur dhe nuk ndihem fare ndryshe në krahasim me shtetet e tjera, sepse nuk jam ndryshe, ndryshe janë këto tipat që ju kemi lënë drejtimin”, pohon Gega.

Të fundit