Flash News

KRYESORE

Skandali i Agron Xhafajt, Rama justifikohet me mosreagimin e Donald Lu

Skandali i Agron Xhafajt, Rama justifikohet me mosreagimin e Donald Lu

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme foli nga Kuvendi për akuzat e opozitës  ndaj tij dhe qeverisë për çështjen e Agron Xhafajt por edhe për shkarkimin e Besim Hadarmataj.

Teksa foli për Agron Xhafajt, Rama u justifikua me mosreagimin e ambasadorit amerikan Donald Lu për këtë çështje.

“E si ka mundësi që ndërkohë që shpërtheu ky zbulim sensansional Ambasadori Amerikan nuk i’u referua hiç këtij fakti tronditës sipas tyre, por u detyrua të mbajë qëndrim publik lidhur me një fakt tjetër që përsëri këta na akuzuan ne, mua personalisht, pas lëvizjes së kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. A mund ta përfytyrojë kush se nëse do kishte një fije të vërtete në goditjen e këtyre për lëvizjen e kreut të Prokurorsisë do të kishte dalë miku ynë i shtrenjtë, njohësi i kudondodhur i proceseve tona për të vënë drejtësinë në këtë vend...nuk diskutohet.

Atëherë pse del sot ky fakt? Natyrisht ka arsye që kanë qenë janë dhe do të jenë aty për sa kohë janë këta që janë...”, u shpreh kryeministri Rama.

 

Të fundit