Flash News

KRYESORE

Skandali i Denar Bibës dhe Ëngjëll Agaçit, reagojnë deputetët e PD: Kjo është çmenduria e realitetit të Ramës

Skandali i Denar Bibës dhe Ëngjëll Agaçit, reagojnë

Deputetët e Partisë Demokratike kanë reaguar ashpër pas publikimit të një audio ku pretendohet se nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba i bën presion gjyqtarit Ledi Binaku që të ndikojë në vendimin e Gjykatës së Strasburgut në favor të qeverisë sa i përket çështjes së pronave.

Gent Strazimiri, Fatbardha Kadiu dhe Albana Vokshi kanë dënuar veprimin e Bibës dhe Ëngjëll Agaçit, këshilltar i kryeministrit Edi Rama, gjithashtu i përfshirë në këtë skandal.

Gent Strazimiri

Këtë radhë, "Pashai" e pranon që është zëri i "Agronit", por thotë që ajo që dëgjohet nuk është ajo që dëgjohet...

P.S. se ç'kam një përshtypje që do tërheqë "pranimin" edhe ky, si Visi i Kavajës "dorëheqjen"...

Agron Shehaj

Pasi shqiptarëve ju mohohet e drejta pronës nga qeveria shqiptare, pronarët kërkojnë drejtësi në gjykatën e Strasburgut.

Për të fituar gjyqin kunder qytetarëve, Rama dërgon kandidatin për gjykatën kushtetuese, të shantazhojë  anëtarin e gjykatës së Strasburgut.

Rama do bej drejtësi???

Kaq të fuqishëm janë bërë këta mafiozë të paskrupullt?

Kaq të dobët jemi ne si popull?

Fatbardha Kadiu

Njeriu ben kompromise thote ish-kryetari I KQZ-ze.

Nje here te vjen treni i thote ne vazhdimesi.

Pas rasteve Tahiri dhe Xhafa do ta konsideroja kete situate te treten nga nje pike kendveshtrimi i demit politik per qeverine dhe nje avantazhi politik per opoziten.

Fatkeqesisht kjo duket sa nje bisede e ndryre e politikave te medha aq dhe bisede e ndryre per njerezit e thjeshte.

Ky eshte fiks realiteti qe ndesh gjithkush ne jete. Ne nje vend te lire njeriu me kapacitet nuk ben kompromise.

Ne nje vend demokratik, ne nje vend qe duam te jetojme te gjithe kapaciteti nuk ben kompromise sepse eshte i afte vete. Sepse vendi i jep atij mundesine te jetoj I lire mbi forcen, punen, shkollimin, mundimin dhe eksperiencen e tij.

Shqiperia e Rames eshte vendi ku dhe te aftit i imponohet kompromisi.

Kjo eshte cmenduria e realitetit te Rames dhe te gjithe kastes se tij.

P.s. Sigurisht qe jeta eshte kompromis ne gjera te vogla, por kurrsesi nuk mund te jete kompromis ne gjera madhore.

Albana Vokshi

SKANDALI!!! RAMA SHANTAZHON LEDI BIANKUN!!!

SHYQYR QË KA ENDE PROFESIONISTË TË MIRË E TË NDERSHËM QË RAMA S'I BLEN DOT AS ME PARA E AS ME POSTE!!!

Të fundit