Flash News

KRYESORE

Skandali i "Facebook" mbi të dhënat, themeluesit e "Instagram" japin dorëheqjen

Skandali i "Facebook" mbi të dhënat, themeluesit e

Themeluesit e rrjetit social “Instagram”, Kevin Systrom dhe Mike Krieger, kanë dorëzuar dokumentat e dorëheqjes tek drejtori ekzekutiv i “Facebook”, Mark Zuckerberg.

Sipas mediave të huaja, dorëheqja e tyre ka ardhur si pasojë e skandalit të "Facebook" lidhur me marrjen e të dhënave personale të përdoruesve pa dijeninë e tyre.

Kevin Systrom dhe Mike Krieger e krijuan aplikacionin “Instragram” në vitin 2010 dhe në 2012 ishte Zuckernberg ai që e bleu rrjetin social, ndërkohë që Kevin dhe Mike vijuan të punojnë për këtë kompani edhe pas shitjes.

"Instagram" u konvertua në një investim mjaft të suksesshëm për CEO-n e "facebook", po së fundmi ata ishin shprehur të zhgënjyer për përfshirjen e përditshme të Zuckerberg në këtë kompani.

Të fundit