Flash News

KRYESORE

Skandali i gazrave të naftës, arrestohet shefi ekzekutiv i ‘Audi-t’ në Gjermani

Skandali i gazrave të naftës, arrestohet shefi ekzekutiv i

Arrestohet shefi ekzekutiv i markës së famshme të makinave “Audi” në Gjermani, Rupert Stadler.

Sipas revistës Bild, Stadler është venë në pranga në banesën e tij në Ingolstadt, lidhur me hetimet rreth skandalit të gazrave të naftës që emetohen nga automjetet e këtij prodhimi.

Marka e famshme e makinave është përfshirë në këtë skandal në muajin e shkuar, kur kompania ka pranuar edhe faktin se 60 mijë modele A6 dhe A7 kanë pasur probleme me softuerin e shkarkimit të gazrave dhe që manipulonte të dhënat e ndotjes.

Në këto kushte, prokurorët kanë sqaruar se nuk ekziston mundësia që shefi ekzekutiv të lirohet me kusht përkundrejt pagesës së garancisë.

 

Të fundit