Flash News

KRYESORE

Skandali i publikuar në media, dorëhiqet zv/kancelari i Austrisë

Skandali i publikuar në media, dorëhiqet zv/kancelari i Austrisë

Një video-skandal i shpërndarë nga "Spiegel" dhe "Süddeutsche Zeitung" ka detyruar zv/kancelarin e Austrisë, Heinz-Christian Strache, që të dorëhiqet nga posti. Strache e ka dorëzuar dorëheqjen te kancelari Sebastian Kurz, i cili më herët kishte përjashtuar çdo mundësi për vijimin e bashkëpunimit me aleatin në Qeveri.

Përveç nga detyra shtetërore, Heinz-Christian Strache ka dhënë dorëheqjen edhe si kryetar i partisë radikale të djathtë, FPÖ.

Sipas një filmimi të fshehtë të vitit 2017-të, Heinz-Christian Strache tregohet i gatshëm që t'i japë një oligarkeje ruse mbështetje për tendera publikë, në rast se FPÖ do të ishte pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve, kjo në këmbim të mbështetjes financiare. Videoja e shpërndarë nga "Spiegel" dhe "Süddeutsche Zeitung" bën fjalë për një ide të oligarkes, për të blerë gazetën austriake me tirazhin më të lartë "Kronen Zeitung", që të mbështesë FPÖ para zgjedhjeve. Prokuroria ka filluar hetimet. Në zgjedhjet e fundit FPÖ arriti 26% të votave.

Të fundit