Flash News

KRYESORE

Skandali i radhës: FIFA zhyt klubin shqiptar pas problemit me borxhet

Skandali i radhës: FIFA zhyt klubin shqiptar pas problemit me borxhet

FIFA sot ka njoftuar se Flamurtari është dënuar për parregullsi që në vjeshtën e kaluar. Askush nuk e kishte bërë njoftimin në FSHF apo në sajtin zyrtar të klubit, por tashmë ky është fakt.

Sipas gazetës “Panorama Sport”, vendimi është marrë që më 4 shtator 2019 dhe klubi vlonjat është dënuar prej borxheve të shumta që ka akumular ndër vite. Ka plot lojtarë të cilët ende nuk janë paguar.

Me këtë dënim, kuqezinjtë nuk afrojnë dot asnjë lojtar këtë janar, në merkaton e verës 2020 dhe në janarin e 2021-shit. Me pak fjalë, futbolli shqiptar ka probleme në palcë dhe një Zot e di se kush mund ta nxjerrë nga kriza.

Të fundit