Flash News

KRYESORE

Skandali i të dhënave të përdoruesve, Zuckerberg do të dëshmojë para Komitetit

Skandali i të dhënave të përdoruesve, Zuckerberg do të

Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg do të dëshmojë më 11 prill, para Komitetit të Senatit për Tregti, lidhur me përdorimin e të dhënave të përdoruesve nga kompania e tij.

Facebook është përballur me kritika pas skandalit të Cambridge Analytica, që kishte përdorur të dhënat e 50 milionë përdoruesve të rrjetit social.

Udhëheqësi i komitetit, Greg Walden dhe anëtari Frank Pallone kanë mirëpritur vendimin e Zuckerbergut.

“Kjo seancë dëgjimore do të jetë një mundësi e rëndësishme për të zbardhur çështjen e të dhënave private dhe do t’i ndihmojë amerikanët të kuptojnë më mirë se çfarë ndodh me informacionet e tyre online”, kanë thënë ata.

Cambridge Analytica është firmë politike konsulente e cila ka punuar në fushatën e presidentit amerikan, Donald Trump.

 

Të fundit