Flash News

KRYESORE

Skandali i televizionit të majtë, censuron plotësisht protestën e qytetarëve te Kuvendi

Televizioni ‘Report Tv’ që drejtohet nga Carlo Bollino ka censuruar plotësisht protestën e qytetarëve përpara Kuvendit të Shqipërisë, të cilët kërkojnë ruajtjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Ndonëse protesta kishte rreth 45 minuta që kishte filluar, Report Tv, me një vendim të paprecedentë ka vendosur që të mos e raportojë. Ndërkohë që qytetarët protestonin, ky televizion po transmetonte fjalën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në konferencën ‘Forca e Ligjit’.

Më pas linja është shkëputur nga Veliu dhe ka kaluar menjëherë te salla e Kuvendit, ku po fliste ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila po mbronte vendimin e kryeministrit Edi Rama për shembjen e teatrit.

Protesta e qytetarëve nuk po pasqyrohet ende nga ‘Report Tv’.

Policia dështon me mbarëvajtjen e protestës, nuk merr asnjë masë për trafikun

Të fundit