Flash News

KRYESORE

Skandali me listën fituese, në portalin e infermierëve emrat përsëriten disa herë

Skandali me listën fituese, në portalin e infermierëve emrat

Pas publikimit të listës me emrat e kandidatëve fitues që aplikuan në portalin “infermier për Shqipërinë”, janë konstatuar një sërë gabimesh që mund të ndikojnë edhe në penalizmin e aplikantëve. Pas ankesave të shumta dhe pas verifikimit të listës nga “gazeta shqiptare”, rezulton se në disa raste emri i një kandidati shfaqet më shumë se një herë në listë, i pozicionuar në vende të ndryshme e me pikë të ndryshme.

Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë për mediat bëri me dije se janë plot 1945 kandidatë që do të testohen, por mesa duket janë më pak se kaq pasi emrat e kandidatëve përsëriten disa herë në të njëjtën listë brenda të njëjtit qark.

Për shembull, aplikanti Muharrem Ramadani rezulton në listën e kandidatëve infermierë për qarkun e Tiranës plot 5 herë dhe është pozicionuar në vendin e 187 me 8.6 pikë, në vendin e 254 me 8 pikë, më tej me 7.9 pikë në vendin e 275, në vendin e 304 me 7.5 pikë, dhe në vendin e 464 me 6.1 pikë.

Kjo situatë ka ndodhur edhe me aplikantë të tjerë, të cilët kanë kërkuar shpjegime të detajuar, pasi portali në këto kushte nuk është aspak i besueshëm, sipas tyre.   

 

Të fundit