Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Skandali me diplomat “e pavlefshme” të Inxhinierisë shkon përtej Universitetit: te Ministria e Arsimit
Mirela Karabina
Ardhur në pushtet me triumfin e fituesit dhe me idenë se gjithçka fillonte nga e para, në fakt, Ministria e Arsimit ka vendosur një standard të saj: paligjshmërinë në universitete me një ligj të pazbatueshëm, duke minuar lirinë akademike dhe autonominë financiare të Institucioneve të Arsimit të Lartë. Pak ditë më parë, një shkrim online ka denoncuar një problem në lidhje me diplomat “Bachelor” të degës Inxhinieri Tekstile dhe Modë në Universitetin Politeknik të Tiranës. Kështu, referuar shkrimit “Inxhinierë pa diplomë” ku thuhet:“….studente të Inxhinierisë Tekstile dhe Mode, Universiteti Politeknik i Tiranës, të periudhës 2013-2015 nuk i njihet diploma “Bachelor” pasi ka dalë degë e pa akredituar. Janë plotësuar formularët e maturës, është bërë regjistrimi i studentëve në Fakultet, mbi të gjitha janë paguar taksat e shkollës për çdo vit nga studentët përkatës….” duket se kemi të bëjmë me një “skadal në dukje” që meriton vëmendje.
Kështu, studentët e Inxhinierisë Tekstile, pasi janë diplomuar, i janë drejtuar zyrës noteriale për noterizim të diplomës për studime të mëtejshme. Por, janë përballur me absurdin, diploma ka rezultuar e parregullt.
Pra, studentë të Universitetit publik me diploma të parregullta!
Atëherë, të shqetësuar dhe të alarmuar, studentët i janë drejtuar Sekretarisë së Universitetit dhe nga znj.M.M. kanë marrë një përgjigje të çuditshme se paskërkësh qenë “lapsus” dhe do rregullohej. Sigurisht, të trysnuar dhe të frikësuar për fatin e diplomës së tyre, studentët kanë zgjedhur heshtjen dhe ankthin e pritjes deri në marrjen në dorë të dipomave të vlefshme.
Por, kohëzgjatja (rreth 9 muaj e më shumë pas dorëzimit të diplomave) ka shqetësuar studentët për zgjidhjen e këtij absurdi me pagesë, pasi kanë shlyer detyrimin financiar të tre viteve të shkollimit dhe, tashmë, i janë drejtuar Prokurorisë.
Por, pas bërjes publik të lajmit studentët janë kontaktuar nga Sekretaria e Fakultetit mbi autorësinë e “nxjerrjes së sekretit”, pasi ka qenë një pakt midis studentëve dhe Sekretarisë së Universitetit që lajmi të mos bëhej i ditur në media deri në zgjidhjen e problemit, dhe, ndërkohë i është bërë me dije se diplomat janë në ministri dhe do t’i tërheqin shpejt.
Pra, sot, mbas dy vitesh.
Cilës rregullore i janë referuar që shpërndjanë “copa letrash” pa vlerë dhe vonojnë me vite për letrën me vlerë?
Përgjegjësia e kujt është penalizimi dhe dëmi i shkaktuar për studentët dhe familjet e tyre?
Në fakt, studentët tani kanë filluar të flasin sepse kohëzgjatja po lëkund shpresën mbi fatin e diplomave të tyre.
Dhe, problem-skandali qëndron aty, dhe, ndërkohë, studentët janë pa diploma deri më tani.
Pra, njëherë i thuhet “lapsus” për diploma jo të rregullta, pastaj i kërkohet heshtja.
Por, heshtja e tyre është kosto e madhe për vitet e humbura pa diplomë dhe financimi i shkollimit të tyre është në rrezik.
Nën zë i përmendin dhe mungesë akreditimi.
Tani i thonë të presin përsëri se diplomat janë në Ministri, por përsëri i kërkohet heshtje.
Çfarë emri t’i vemë këtij “skandali në dukje”?
Cili është “lapsusi” i diplomave të dala dy vite më parë?
Formati i diplomave miratohet nga Ministria e Arsimit dhe një lapsus (gabim sa maja e lapsit), nësë do ishte, do ishte zgjidhur deri më tani.
Ku qëndron realisht problemi me diplomat, pasi dhe programi duhet të jetë i akredituar sepse ka qenë i listuar në formularët e aplikimit?
Çfarë pret ministria përgjegjëse për Arsimin për zgjidhjen e këtij problemi?
Pse ky problem qëndron i heshtur dhe pa zgjidhje?
Por, ka dhe një fakt që e thellon këtë “skandal në dukje” duke e bërë pjesë ministrinë përgjegjëse për Arsimin. Bordi i Administrimit të Universitetit Politeknik të Tiranës, ku Ministria e Arsimit ka shumicën përfaqësuese, ka qenë shumë i lakmuar dhe më i preferuari për Ministrinë e Arsimit, pasi në përbërjen e tij kanë qenë nëpunësit më të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe adminnistratës publike: Ish Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit P.N., Drejtoresha e Financave në Ministrinë e Arsimit M. B., Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike A.K.
Pra, një bord i “blinduar” me njerëz shumë të besueshëm dhe drejtues të Ministrinë së Arsimit dhe adminstratës publike, pasi janë maja e administratës, janë “shembulli” i saj.
Bordi i administrimit është garantuesi i qëndrueshmërinë financiare të institucionit të arsimit të lartë dhe përmbushjen e misionit të tij dhe miraton paraprakisht hapjen, riorganizimin ose mbylljen e njësive përbërëse të institucionit të arsimit të lartë, gjithashtu përcakton rregullat për shpërndarjen e të ardhurave që siguron institucioni nga ushtrimi i veprimtarive të tij, si dhe mbikëqyr përdorimin e burimeve të financimit dhe shumë funksione të tjera.
Dhe, fakti ka treguar se Bordi (ku shumicën e ka gjithmonë Ministria përveç bordit të UT-së) është kontrolluesi dhe menaxhuesi i ministrisë përgjegjëse për Arsimin ndaj institucioneve të arsimit të lartë, duke mos lejuar autonominë financiare të tyre.
Atëherë, cili është roli i Bordit në këtë mesele?
Si i ka mbikëqyrur dhe kontrolluar burimet financiare, kur këta studentë kanë financuar studimin e tyre dhe nuk kanë ende diplomë?
Çfarë ka miratur dhe mbështetur ky Bord i Ministrisë së Arsimit?
Fakti që këta studentë kanë dy vite pa diplomë përbën një shkelje të rëndë, e cila kërkon vëmendje dhe zgjidhje të menjëhershme.
Rektorati i Universitetit Politeknik të Tiranës, Dekanati i Fakultetit të Inxhinierisë Tekstile dhe Modë duhet të jenë transparentë dhe të japin shpjegime për situatën e krjiuar, sepse kanë detyrimin institucional përballë studentëve dhe detyrimin moral përballë shoqërsië, pasi nuk kanë përmbushur funksionin e tyre (vonesa dy vjeçare e diplomave).
Bordi i Administrimit të japë shpjegime mbi mbikëqyrjen e bërë të të ardhurave financiare nga tarifat e studentëve dhe administrimin e tyre, pasi këta studentë kanë paguar tarifën e shkollimit, por janë pa diplomë.
Ministria përgjegjëse për Arsimin ka detyrimin moral dhe institucional përballë publikut, studentëve dhe familjve të tyre të sqarojë përgjegjësinë e saj në këtë “katrahurë të zezë” dhe të zgjidhë menjëherë problemin e studentëve.
Tashmë që studentët i janë drejtuar organeve ligjzbatuese, problemi ka dalë për zgjidhje përtej institucioneve arsimore.
Jemi në pritje të transparencës në lidhje më këtë “skandal në dukje”, ku secili institucion duhet të mbajë përgjegjësinë e tij.
Ja pra, ky është realiteti i trishtë e i hidhur i arsimit: edhe kur investojnë për njohuri dhe dije, fëmijët tanë studentë nuk janë të sigurtë për të ardhmen e tyre.
Deri kur më?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38