Flash News

KRYESORE

Skandali me dosjen 339, SPAK urdhëron të arrestohen dy të vdekur

Skandali me dosjen 339, SPAK urdhëron të arrestohen dy të vdekur

Dje, SPAK firmosi 22 urdhër-arreste për komisionerë zgjedhorë në qarkun Durrës, gjatë zgjedhjeve të 2017-ës, në sajë të hetimeve të dosjes 339.

Megjithatë, rezulton se dy prej komisionerëve fatkeqësisht nuk jetojnë më. Bëhet fjalë për komisionerët Kasem Lala dhe Besim Bregu, të cilët kanë ndërruar jetë para një muaji, por nuk ishin çrregjistruar.

Bashkë me 20 komisionerë të tjerë, ata u akuzuan nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit  se kanë lejuar votimin nga të njëjtët persona, më shumë se një herë, në emër të personave të tjerë.

Lexo edhe: SPAK u dërgoi urdhër-arreste, por rezultoi se nuk jetonin më, cilave parti u përkisnin dy komisionerët zgjedhorë

Të fundit