Flash News

KRYESORE

Skandali me fajdet, Kadri Veseli: Jap dorëheqjen nëse provohet

Skandali me fajdet, Kadri Veseli: Jap dorëheqjen nëse provohet

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, hodhi poshtë sot çdo mundësi për përfshirje të tij në ndonjë rast të krimit të organizuar. Ai u shpreh para mediave se do të japë dorëheqje nëse një gjë e tillë del e vërtetë.

Këtë deklraatë e bëri në një konferencë me gazetarët, pas lakimit të emrit të tij në një video-regjistrim të publikuar në mediat vendase, ku shihen disa persona te numëronin para që dyshohen të jenë pjesë e mashtrimeve dhe krimit të organizuar.

Videoregjistrimi u publikua pas një operacioni të policisë së Kosovës në fillim të kësaj jave për arrestimin e një grupi të dyshuar për vepra kriminale dhe fajde.

Sipas policisë, personat e arrestuar nën dyshimet pë veprat penale ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘mashtrim’, në mënyrë të paligjshme kanë përfituar mbi 2 milionë euro.

Kryetari i parlamentit, Kadri Veseli, tha se nuk ka të bëj asgjë me këtë rast dhe as me personat e përfshirë në këtë rast. Ai thotë se ky është një rast klasik i mashtrimit dhe i manipulimit.

“Dua t’iu siguroj se nëse del vetëm një indikacion i përfshirjes sime në këtë aferë unë nga sot deklaroj që do të jap dorëheqje, ky është morali im, ky është besimi im jetësor, kjo është politika ime. E them me siguri të plotë që emri im është keqpërdorur në këtë akt kriminal të mashtrimit. Kur të dal e vërteta e kësaj atëherë dikush duhet të jap llogari penale dhe institucionale, pavarësisht a janë pjesë e policisë apo e sistemit të drejtësisë ose të politikës”, tha Veseli, raporton VOA.

Veseli shroi se njerëzit që shihen në videon e publikuar nuk i njeh, ndërsa nënvizoi se ky rast kërkon sqarime që lidhen me funksionimin e organeve të zbatimit të ligjit në Kosovë.

Të fundit