Flash News

KRYESORE

Skandali me kompaninë tek “Unaza e Re”, Agron Shehaj nxjerr dokumentin

Në emisionin ‘Të paekspozuarit”, u publikuan dokumente sa i takon kompanisë Dunwell Haberman e cila është fituese e tenderit prej 18 milionë eurosh për ndërtimin e lotit të parë të Unazës së Madhe.

Kompania në fjalë ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaware, Jeffrey Bullock, duke thënë se kompania është themeluar në vitin 1998.

Por, nga verifikimet ka rezultuar se ky dokument është i falsifikuar. Dhe pas komunikimeve zyrtare me kompaninë rezulton se ajo është themeluar në 25 Qershor 2018, vetëm dy muaj përpara zhvillimit të tenderit dhe jo 20 vite më parë siç rezulton dokumenti i dorëzuar.

I gjithë ky mashtrim është zbardhur nga deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, i cili ka arritur të sigurojë edhe dokumentin. Denoncimin për këtë mashtrim, Shehaj e ka bërë të ditur edhe në një postim në rrjetin social Facebook pak orë para nisjes së emisionit “të Paekspozuarit”.

“Fakte të reja se si po vidhen gati 20 milionë euro me një kompani fantazëm offshore, ndërkohë që banorët hidhen në rrugë pa kompensim dhe studentët duhet të protestojnë që t'ju dëgjohet zëri.

As qytetarët nuk janë shpellarë dhe as studentët nuk janë ngelësa, por qeveritarët janë hajdutë.

Te Të Paekspozuarit do të zbuloni si po fshehin paratë tona në parajsa fiskale”, shprehej Shehaj.

Letra e depozituar në QKB nga kompania:

 

 

 

Dokumenti origjinal:

Dokumenti origjinal: 

Dokumenti i falsifikuar: 

 

Dokumenti origjinal:

Dokumenti i falsifikuar: 

 

 

Të fundit