Flash News

KRYESORE

Skandali me kutitë e Tiranës, kur hajduteti thërreth kapeni hajdutin!

Skandali me kutitë e Tiranës, kur hajduteti thërreth kapeni

Edhe pse rinumërimi i 64 kutive të qarkut të Tiranës nuk ka solli rezultatin e nevojshëm që PDIU të kalonte pragun e 3% në Tiranë për të fituar një mandat,  atë të Shpëtim Idrizit, ky numërim nxori në pah fenomenin e vjedhjes dhe tjetërsimit të votës, që përbën një skandal të vërtetë. Nga 64 qendra votimi, rezultojnë se vetëm 7 kuti janë me të dhëna korrekte.

Partitë e mëdha kanë vjedhur votat e partive të vogla. Dhe nga rihapja e kutive ka rezultuar se Partia Socialiste, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe vetë Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet kanë vjedhur votat e të vegjëlve në rastin më të mirë dhe, në rastin më të keq, të njëra-tjetrës.

PS, nga hapja e 57 kutive të votimit, rezulton se ka vjedhur në total 85 vota, pa llogaritur votat që u janë dhënë në mënyrë fictive ku nga filmimet duket një dorë që voton dy herë për PS dhe si kjo ka disa komisionerë socialistë në shumë qendra votimi. 

Nga krahasimi i tabelave të rezultatit të 25 qershorit me rezultatin e 13 korrikut, rezulton se PS-së i kanë vjedhur vetëm 16 vota nga 57 kuti. Këto vota kryesisht ia kanë nxjerrë të pavlefshme apo s’ia kanë pasqyruar korrekt në tabela.

PD, si forca kryesore në opozitë, rezulton të jetë bashkëfajtore në vjedhje. PD, nga krahasimi i votave në 57 qendra votimi, rezulton se ka vjedhur 77 vota, ndërkohë që ka pësuar një vjedhje nga forcat e tjera në vetëm 30 vota. Edhe në këtë rast, PD ka marrë votat e partive të vogla, kryesisht “Sfidës për Shqipërinë” apo në disa raste dhe të PDIU-së.

Por, edhe në disa qendra është goditur nga PS-ja dhe LSI-ja. Ndërkaq, Lëvizja Socialiste për Integrim rezulton të ketë pasur sukses me komisionerët. Në 57 qendra votimi, LSI ka vjedhur nga partitë e vogla 80 vota, ndërkohë që nga PS dhe PD i kanë ikur rrugës vetëm 6 vota. Por rezulton partia e vetme me më shumë përfitime nga vjedhja e partive të vogla apo aleate.

Pritet reagimi i organeve kopetente, në identifikimin dhe dënimin e autorëve të këtyre vjedhjeve.

Rezultati:

U hapën në total 64 kuti votimi

Vetëm 7 kuti rezultuan korrekte

PS ka vjedhur 85 vota në 57 kuti

PS-në e kanë vjedhur me 16 vota në 57 kuti

PD ka vjedhur 77 vota në 57 kuti

PD-në e kanë vjedhur 30 vota në 57 kuti

LSI ka vjedhur 80 vota në 57 kuti

LSI-në e kanë vjedhur 6 vota në 57 kuti

PDIU ka vjedhur 52 vota në 57 kuti

PDIU-në e kanë vjedhur 57 vota në 57 kuti

Të fundit