Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Skandali me miellin, nën hetim dy firmat e mëdha që importojnë nga Kosova në Shqipëri
Cilësia e ulët e miellit ka qenë një ndër çështjet më problematike të trajtuara së fundi. Prokuroria shqiptare ka filluar hetimet për të vënë para përgjegjësisë penale dy kompanitë kryesore të importit të miellit në Shqipëri.
Të dyja këto kompani zënë rreth 40% të tregut në Shqipëri dhe miellin e importojnë nga Kosova, shkruan sot Koha Ditore.
Prokuroria ka konfirmuar se ka regjistruar procedimin penal për veprat “Kontrabandë me mallrat e tjera” dhe “Prodhim i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë”, ndërsa vetë Agjencia Kombëtare e Ushqimit AKU) pretendon se vepra është kryer me dashje të drejtpërdrejtë me qëllim përfitimin material, pasi malli me nivel proteine më të ulët blihet me çmim më të lirë në Kosovë dhe shitet në Shqipëri me çmim më të lartë, ku përdoret për prodhimin e bukës.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri (AKU) ka bllokuar gjatë kontrollit në magazinat e këtyre dy firmave 35 ton miell pas dyshimeve të lindura për mashtrimin e shoqërive të këtij tregu në nivelin e proteinave që deklarohen në etiketë.