Flash News

KRYESORE

Skandali me projektin e ‘Unazës së Re’, kërkohet ndërhyrja e FBI-së

Skandali me projektin e ‘Unazës së Re’, kërkohet

Banorët e ‘Unazë së Re’ kanë nisur mbledhjen e firmave per nje peticion, të cilin do ia dërgojnë Presidentit Meta, për të kërkuar që t’u drejtohet autoriteteve amerikane dhe FBI për ngritjen një grupi të posaçëm hetuesish në Shqipëri.

Në mungesë të besimit te drejtësia shqiptare, ata besojnë se FBI-ja do hetonte në mënyrë transparente dhe paanshme skandalin me tenderin 18 milionë eurosh te 'Unazes se Re'.

“Kemi besim te Institucioni i Presidentit dhe Presidenti se kërkesa jonë do të merret parasysh. ‘Unaza e Re’ do të ndjekë ç'do rrugë Kushtetuese e ligjore në mbrojtje të banesës, pronës, lirive dhe te drejtave te garantuara nga e drejta”, shkruhet në kërkesën e tyre.

Loti i pari i projektit të ‘Unazës së Re’ u pezullua, pasi rezultoi se firma fituese e tenderit kishte falsifikuar dokumentet, duke u prezantuar si nje firme amerikane.

Të fundit