All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Skandali me protokollin e ndeshjes, Tirana do fitore në tavolinë

All - Paragraf - 1

Ndeshja Flamurtari-Tirana sot u mbyll barazim 2-2, por bardheblutë pretendojnë se meritojnë ta fitojnë takimin në tavolinë. Argumenti i tyre është një gabim i vendasve në protokollin e ndeshjes.

All - Paragraf - 3

Ariel Muçollari zbriti në fushë pak minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë, por emri i tij nuk ishte fare në protokollin e ndeshjes. Bazuar te kjo foto, askund nuk shkruhet se ky lojtar do të luante me Flamurtarin sot.

I pyetur nga mediat për këtë konfuzion, delegati përgjegjës i ndeshjes, Besnik Çela, ka thënë se e ka marrë emrin nga Flamurtari për ndryshimin në fjalë. Tirana, ndërkohë, akuzon se kjo nuk lejohet, sepse nuk ka pasur një procedurë ashtu si parashikohet në rregullore.

Tirana do fitoren në tavolinë dhe duhet parë se si do të vendosë Komisioni i Disiplinës. Pas lojës në fushë, një tjetër betejë do të vihet në praktikë në tavolinë. Asgjë nuk mund të parashikohet, sepse... jetojmë në Shqipëri.

Të fundit