Flash News

KRYESORE

Skandali në Durrës, i kërkuari i arratiset policisë për të dytën herë brenda pak orësh

Skandali në Durrës, i kërkuari i arratiset policisë për

Armando Nikolin Ndreu, 27 vjeç nga qyteti i Shkodrës, ka arritur t’i arratiset dy herë brenda pak orësh policisë së portit të Durrësit. I riu ndodhet në kërkim nga policia për akuzat e “vjedhjes” dhe “kundërshtimit të punonjësit të policisë”, e megjithatë ai ka të gjitha hapësirat për të lëvizur lirshëm.

Ndreu ishte nisur drejt portit të Barit dhe pavarësisht se ndodhej në kërkim, ai nuk është ndaluar nga autoritetet në portin shqiptar. Me të mbërritur në qytetin Italian, 27 vjeçari nuk është lejuar të kalojë portin dhe është kthyer për në Shqipëri me target.

Policia shqiptare ishte njoftuar nga kolegët italianë për rastin dhe priste të arrestonte Ndreun sapo të mbërrinte trageti, por ai ka arritur që të largohet nga porti i Durrësit për të dytën herë në pak orë.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për personat që mund të kenë ndihmuar Armando Ndreun të kalojë lirshëm.

Të fundit