Flash News

KRYESORE

Skandali në Këshillin e Mandateve, reagon Lulzim Basha: Ky është Edi Rama...

Skandali në Këshillin e Mandateve, reagon Lulzim Basha: Ky

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për skandalin në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku Gramoz Ruçi në shkelje të rregullores lejoi deputetin e akuzuar, Saimir Tahiri, t’i bënte ‘gjyqin’ prokurorëve të pranishëm në sallë.

Basha thekson se kjo situatë tregon Edi Ramën e vërtetë, i cili kërkon të mbajë të lirë bashkëpunëtorin e tij, i kapur në flagrancë nga antimafia italiane. Ky është narkoshteti, thotë Basha, duke kërkuar që situatë të marrë fund.

“Ky është Edi Rama: Ka futur njerëz për mospagesë dritash në burg ku janë vetëvrarë, ka futur në burg qytetarë të varfër për ca tulla mur të shtuar pa leje. Dhe do të mbaje të lirë bashkëpunëtorin e tij dhe të krimit të organizuar të kapur në flagrancë para syve të gjithë botës nga antimafia italiane në trafik droge dhe armësh. Ky është narkoshteti. Kjo duhet të marrë fund”, shprehet kreu i opozitës shqiptare.

Qeveria nis keqinformimin, lajmi që po i shpërndan ‘copy-paste’ protaleve pranë saj për të sulmuar prokurorët

Të fundit