Flash News

KRYESORE

Skandali në Ksamil, odiseja për të marrë një përgjigje nga zyra e BE-së

Skandali në Ksamil, odiseja për të marrë një

Shpërthimi i ujrave të zeza në Ksamil është bërë kryefjala e këtyre ditëve në opinioni publik. Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen gjatë ditës së sotme, është fakti se bashkia e Sarandës u distancua nga përgjegjësia e këtij problemi, duke ia deleguar të gjitha përgjegjësitë BE-së. Kryebashkiakja Florjana Koka, në një prononcim për gazetën “Panorama”, ka thënë që bashkia nuk ka dorë në zbatimin e projektit, pasi është kontraktuar si projekt nga BE në 2012. 

Në vazhdën e kësaj ngjarje “Politiko.al” në përpjekje për të marrë një prononcim nga zyra e BE-së në Tiranë për këtë çështje, është përballur me pamundësinë e një përgjigje nga ana zyrës së saj në Tiranë. Të kontaktuar për këtë çështje, personat përgjegjës që mund të jepnin një reagim lidhur me çështjen, janë shprehur se ndodhen me pushime dhe të hedhin në kalvarin e gjatë të burokracisë. Nuk dimë nëse edhe ata kanë zgjedhur Ksamilin për të pushuar, por gjithësesi ju urojmë pushime të mbara!

Të fundit