Flash News

KRYESORE

Skandali në Malësinë e Madhe, pozicionohet Sandër Lleshaj: I përkas atyre që arrestuan perversin

Skandali në Malësinë e Madhe, pozicionohet Sandër Lleshaj: I

Skandali në Malësinë e Madhe, ku një punonjës policie ngacmonte seksualisht një vajzë 15 vjeç, u shoqërua me kritika dhe ironi ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili ka marrë përsipër të përfaqësojë sjelljen e çdo polici në Shqipëri.

Me anë të një reagimi në ‘Twitter’, Lleshaj është pozicionuar në krah të atyre policëve që sot arrestuan kolegun e tyre, ndërsa akuzon politikanët që e kanë kritikuar, të cilët i quan perversë.

“Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer. Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij dhe atyre që i gëzohen ekzistencës së tij. Mbështetje për Policinë e Shtetit Shqiptar”, shkruan Lleshaj.

Berhan Bajrakurti, me detyrë polic në Malësi, ngacmonte seksualisht një vajzë 15 vjeçare, ndërkohë që sot i janë vënë prangat nga kolegët e tij.

Vasili i publikon videon ministrit Lleshaj: Pse po e vonon dorëheqjen?

Të fundit