Flash News

KRYESORE

Skandali në Shkodër, Rama nuk pranon të takojë qytetarët, i shoqërojnë në polici

Skandali në Shkodër, Rama nuk pranon të takojë

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Shkodër dhe disa qytetarë që kanë probleme me dëmshpërblimet për përmbytjet kanë tentuar të shfrytëzojnë rastin për ta takuar.

Por sjellja e Ramës dhe njerëzve të tij ka qenë tërësisht jashtë çdo normaliteti. Mediat lokale raportojnë se tre qytetarët janë ndaluar nga policia dhe më pas janë shoqëruar në ambientet e komisariatit.

Paulin Macaj, Gjon Lasku dhe Osman Osmani janë ndaluar nga policia për 45 minuta nga policia, ndonëse po qëndronin në pritje të ballafaqimit me kryeministrin dhe nuk kanë bërë asnjë veprim të jashtëligjshëm.

Tre qytetarët janë liruar nga policia vetëm pasi Rama përfundoi takimin pranë urës së vjetër të Bunës.

Ndonëse kryeministri Rama është përpjekur të ndërtojë një fushatë ku propagandohet ulja në tavolinë me qytetarët për të dëgjuar hallet e tyre, tre personat e sipërpërmendur jo vetëm që nuk u lejuan t’i tregojnë hallin e vërtetë Ramës, por morën si shpërblim disa orë në komisariat.

Të fundit