Flash News

KRYESORE

Skandali në Shkodër, trajneri Ernest Gjoka merr kërcënime përpara ndeshjes së rëndësishme

Skandali në Shkodër, trajneri Ernest Gjoka merr kërcënime

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka është kërcënuar nga persona ende të paidentifikuar dhe dyshohet se shkak është bërë detyra e tij. “Panorama Sport” raporton se pasi ka përfunduar konferencën për shtyp gjatë paradites së të premtes, trajneri ka marrë fillimisht një kërcënim verbal përmes telefonit, teksa po shkonte drejt banesës ku qëndron i akomoduar muajt e fundit në Shkodër.

Në këto kushte, menjëherë Gjoka ka njoftuar drejtuesit e klubit, të cilët kanë vënë në dijeni drejtorinë e Policisë së Shkodrës.

Një moment i rëndë, pasi presioni ndaj trajnerit vjen për shkak të detyrës dhe tashmë atij i duhet të bëjë llogari edhe me të tilla situata.

Me të mësuar atë që ka ndodhur, drejtuesit e policisë kanë marrë masa të menjëhershme. Në dispozicion të skuadrës është vendosur një furgon policie që e ka shoqëruar gjatë stërvitjes dhe gjatë udhëtimit për në Barbullush, ku lojarët kanë kaluar natën në pritje të ndeshjes me Kamzën.

Vetë trajneri Gjoka dhe klubi shkodran nuk kanë dashur të komentojnë ngjarjen.

Vllaznia do të luajë sot një ndeshje të rëndësishme kundër Kamzës, pasi ndodhet në vendin 9 në renditje, duke rrezikuar rënien nga kategoria në fund të kampionatit.

Të fundit