Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Skandali/ Pas tri ditësh policia reagon, heton nipin e deputetit të PS se dhunoi një femër
Policisë së Tiranës i janë dashur tri ditë që të nisë hetimet për një 26 vjeçar, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja, i cili u filmua duke dhunuar një femër.
Për më tepër, në momentin ë ai e përplasi në tokë dhe e goditi, aty ishte një punonjëse policie, e cila u mjaftua vetëm duke i folur të riut, Ramazan Rraja.
Videoja e publikuar në faqen “JOQ” mori shumë komente, ku shumë persona u shprehën të indinjuar për këtë ndodhi.
Sot policia me një njoftim për shtyp, sqaroi ngjarjen: “lidhur me videon e publikuar në mediat sociale, ku një i ri shfaqet me pamje duke dhunuar një femër në oborrin e spitalit “Nënë Tereza”, Tiranë, në interes të opinionit publik informojmë se ngjarja në fjalë ndodhi në datë 31.07.2019, rreth orës 07:30 minuta.
Shërbimet policore kanë shoqëruar në komisariat shtetasin Ramazan Rrahja. 26 vjeç dhe e kanë proceduar penalisht. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, pas pezullimit nga detyra të punonjëses së Policisë që ishte pranë vendit të ngjarjes, ka nisur verifikimet për veprimet apo mos veprimet e saj.”