Flash News

KRYESORE

Skandali: "Po luhet futboll vetëm në mal", - absurdi i presidentit të Luftëtarit

Skandali: "Po luhet futboll vetëm në mal", - absurdi i

Luftëtari humbi me Laçin me rezultatin 0-2 në Gjirokastër, ndërsa presidenti i gjirokastritëve ka shpërthyer në akuza. Ai e ka tepruar shumë duke nxjerrë nga goja dhe fyerje krahinore, të pakuptimta në rastin më të mirë, fyese dhe me doza të theksuara injorance, në të vërtetë.

Halilaj shkon deri në atë pikë sa bën dallime mes jugut dhe veriut dhe mendon se "futbolli po luhet në mal", duke qenë se përdoret dhunë në veri. E tmerrshme! Në një shtet normal do të ishte duke dhënë llogari përpara gjykatës.

"I bëj thirrje FSHF-së të shohë se çfarë ndodh me kampionatin. Pjesa e Jugut të Shqipërisë po del nga harta e futbollit elitar, nëse larg qoftë dënohet edhe Skënderbeu. Merrni me radhë: Gjirokastra, Vlora, Fieri, Lushnja, Berati, Elbasani, Kavaja, Pogradeci, Korça, të gjithë jashtë. E kush po mbetet kështu. Iku futbolli, shkoi në mal, po luajnë vetëm ata që kanë lekë dhe kush u jep dru arbitrave.

"Ne këtej nga jugu jemi me kulturë dhe nuk jemi të dhunshëm, ata vazhdojnë neve… bam.  Gjyqtarët janë të shitur dhe në këtë mes ka dy gjëra ata ose i binden lekut, ose drurit. Këta nuk mbahen ore zotërinj, nuk mbahen, janë thjeshtë të papërballueshëm. Tani ne nga jugu jemi të butë dhe nuk i japim dru askujt, por as lekë nuk kam pse paguaj për arbitrat. Ku është esenca e sportit pastaj”, deklaroi Halilaj për gazetën "Panorama Sport".

 

Të fundit