Flash News

KRYESORE

Skandali që po ndodh në Pogradec, ujërat e zeza derdhën në liqen në sytë e pushuesve

Skandali që po ndodh në Pogradec, ujërat e zeza derdhën

Pogradeci prej vitesh po përpiqet të arrijë disi nivelin e qytetit përballë, Ohrit, me të cilin ndan të njëjtin liqen, por pothuajse nuk kanë asgjë të përbashkët kur bëhet fjalë për turizmin dhe ruajtjen e natyrës.

Nisma Thurje ka publikuar një video ku shihet se si ujërat e zeza derdhen në liqen në sytë e pushuesve. Përveç ndotjes së ujit të liqenit, qytetarët dhe pushuesit duhet të përballen edhe me erën e rëndë që përhapet në zonën e Tushemishtit.

Ky liqen që për Pogradecin duhet të ishte burimi kryesor i të ardhurave, ndotet pa asnjë shqetësim nga institucionet lokale.  

Pak ditë më parë një skandal i ngjashëm ndodhi në Ksamil, por ndryshe nga Pogradeci ku ndotja është e organizuar, atje incidenti erdhi si pasojë e cilësië së dobët të punimeve dhe shpërdorimit të fondeve të BE-së për kanalizimet.

 

Të fundit