Flash News

KRYESORE

Skandali “Xhafaj”, arrestohet Albert Veliu bashkë me të birin

Skandali “Xhafaj”, arrestohet Albert Veliu bashkë me të

Arrestohet në Kosovë një [erson me emrin Albert Veliu, i njohur si ‘dëshmitari X’, bashkë me të birin në Shtinë.

Lajmi është bërë publik nga mediat e Kosovës, pak minuta më parë.

“Policia e Kosovës e ka vënë nën pranga dëshmitarin Albert Veliu, më herët si “dëshmitari X” në rastin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Punëve të Brendshme në Shqipëri, Fatmir Xhafaj.

Albert Veliu është personi i cili në audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë flet me Agron Xhafën për pazare droge.  Pas publikimit të videos dëshmitari Veliu ishte marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës ndërsa më pas i njëjti ka lëshuar territorin e Shqipërisë për tu strehuar në Kosovë. Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se dëshmitari X ka qenë duke qëndruar në Shtime ndërsa tani është i arrestuar së bashku me të birin e tij dhe për këtë janë informuar edhe autoritetet shqiptare”, shkruan portali kosovar.

Dëshmitari X, 51-vjeç në rrëfimin e tij kishte thënë se ka qenë në Itali, ku kishte punuar tërë jetën në det, ’93-’99, ndërsa në vitin 2000 thotë se ishte në Itali me grupin e Agron Xhafaj, deri në 2002 ku ka shitur kokainë.

Të fundit