Flash News

KRYESORE

Skandali “Xhafaj”, Rama flet sot për herë të parë

Skandali “Xhafaj”, Rama flet sot për herë të

Ndërsa të gjithë janë ‘sy e veshë’ se ç’do të ndodhë pas publikimit të audio-përgjimit të Agron Xhafajt, kryeministri Edi Rama pritet të të flasë sot për skandalin ku është përfshirë ministri i tij i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Rama njoftoi dje se do të bëjë qëndrimin e tij publik për këtë çështje,sot  në orën 11:00, përpara Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

“Jemi të gjithë njësoj?JO, s’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj!Nesër në 11.00 përpara Grupit Parlamentar, qëndrimi im për situatën e krijuar me Ministrin e Brendshëm dhe ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave”, shkruan Rama.

Kryeministri ishte dje në Paris për t’u takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron, ndërkohë që në Tiranë raportohet se Xhafaj e ka dhënë dorëheqjen si ministër pas skandalit të vëllait të tij, Agron Xhafaj.

Nga ana tjetër, kryetarët e Grupeve Parlamentare të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, kanë reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili njoftoi se do të flasë nesër për skandalin ku është përfshirë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Jemi të gjithë njësoj?JO, s’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj”, shkruante ndër të tjera Rama dhe për këtë frazë Spaho dhe Vasili i japin të drejtë kryeministrit.

“Është e vërtetë! Nuk jemi të gjithë njësoj. Edi Rama është arkitekti i bashkëqeverisjes me krimin! Ne jemi ata që po luftojmë prej 5 vjetësh lidhjet e Ramës me krimin e organizuar”, shprehet Spaho.

Ndërsa Vasili shkruan: “Kryeministri thotë që s’jemi njëlloj dhe ka të drejtë. Po të ishim njëlloj do të ishim gënjeshtarë si ai dhe të pacipë si ai, që edhe lekët për studentët e sëmurë nga talasemia i shkurton dhe i grabit.”

 

Të fundit