Flash News

KRYESORE

Skandali ‘Xhafaj’, Rama vendos të flasë për herë të parë: Nuk jemi të gjithë njësoj...

Skandali ‘Xhafaj’, Rama vendos të flasë për herë

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të flasë për skandalin ku është përfshirë ministri i tij i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Rama njofton se do të bëjë qëndrimin e tij publik për këtë çështje, nesër, në orën 11:00, përpara Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

“Jemi të gjithë njësoj?JO, s’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj!Nesër në 11.00 përpara Grupit Parlamentar, qëndrimi im për situatën e krijuar me Ministrin e Brendshëm dhe ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave”, shkruan Rama.

Kryeministri ndodhej sot në Paris për t’u takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron, ndërkohë që në Tiranë raportohet se Xhafaj e ka dhënë dorëheqjen si minisrër pas skandalit të vëllait të tij, Agron Xhafaj.

Të fundit