Flash News

KRYESORE

Skandaloze, materialet e Teatrit flaken në rrugë (Foto)

Pamje skandaloze qarkullojnë nëpër rrjetet sociale ku dallohen disa nga materialet e nxjerra sot nga Teatri Kombëtar të flakura në rrugë, në mëshirë të fatit.

Në foto shihen disa shpata, pronë e Teatrit Kombëtar që janë lënë përtokë në mënyrë krejtësisht të papërgjegjshme.

Pa frikë ato mund të ishin bërë lodra në duart e fëmijëve, por fatmirësisht  materiale u hoqën nga rruga dhe u morën më pas nga artistët Kastriot Çipi dhe Edmond Budina.

Gjatë gjithë natës së djeshme dhe sot paradite Teatri Kombëtar ka nisur të zbrazet pas një urdhri të lëshuar nga Ministria e Kulturës. Artistë dhe mbrojtësit e Teatrit kanë reaguar menjëherë, duke thënë se do ta mbrojnë këtë institucion edhe me gjak nëse do jetë e nevojshme.

 

Të fundit