Flash News

KRYESORE

S’kanë fund rekordet për Messin, argjentinasi arrin kuotën e 600 golave brenda 14 viteve

S’kanë fund rekordet për Messin, argjentinasi arrin kuotën

Barcelona arriti të triumfonte me rezultatin 3-0 ndaj Liverpool-it, në përballjen gjysmëfinale të “Champions League”, ku Lionel Messi, përveçse shënoi dy gola, theu edhe një rekord I cili deri tani mbahej nga Cristiano Ronaldo.

Messi arriti në kuotën e 600 golave në karrierën e tij si profesionist, ekzaktësisht 14 vite pas golit të tij të parë, të shënuar në 1 maj të 2005-ës ndaj Albacetes.

Goli i 600-të i argjentinasit erdhi nga goditja e dënimit, tipik si golat që ka shënuar shumë herë këtë sezon, pasi i ka shndërruar goditjet standarde në 11-metërsha.

“E vërtetë, mund të shënonim më shumë, nuk ka mbaruar asgjë. Duhet të jemi të lumtur për këtë ndeshje. Goditja e dënimit? Ishte një ekzekutim spektakolar por isha dhe me shumë fat që gjeta trekëndëshin”, u shpreh Messi.

“Pleshti”, 417 gola i ka shënuar në La Liga, 50 në Kupë, 112 në Champions League, 13 në SuperKupën e Spanjës, 3 në SuperKupën europiane dhe 5 në Botërorin për Klube. 491 gola i ka shënuar me këmbën e majtë, 85 gola me të djathtë, 22 më kokë, një me trup dhe një me dorë.

Të fundit