Flash News

KRYESORE

"S’ke as kapacitet moral e as mendor", Rama godet Metën: Këtë që bëre ti, nuk e ka bërë as Saliu!

"S’ke as kapacitet moral e as mendor", Rama godet Metën:

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka bllokuar foltoren e Kuvendit, duke kërkuar mbylljen e seancës për ndryshimet kushtetuese, pasi sipas saj është një aktrim i turpshëm. Referuar këtij qëndrimi të Hajdarit ka reaguar kryeministri Rama. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama tha se nuk i shkon një gjuhë e tillë një nëne, një gruaje dhe më pas një përfaqësueseje të Parlamentit.

Megjithatë, kryeministri ka liruar nga ‘barra e përgjegjësisë’ Rudina Hajdarin, kur për një moment kalon tek sjellja e Presidentit Meta në takimin me homologun e tij boshnjak. Sipas Ramës, “ska faji Hajdari kur shembullin më negativ e jep i pari Presidenti i Republikës, Ilir Meta, që nuk ka kapacitetin mendor dhe moral të përmbahet edhe kur është në krah të një përfaqësuesi të huaj.”

“Nuk ka asnjë problem të më sulmoni mua, jam mësuar me origjinalin, kopjet s’më bëjnë fare përshtypje. dëgjova një zonjë këtu që fliste me një gjuhë që një grua nuk mund ta ketë, një nënë nuk mund ta ketë, një përfaqësuese e Parlamentit nuk mund ta ketë. Por cfarë faji mund t’i vë unë kësaj zonje, kur shembullin më negativ sot e jep Presidenti, që nuk ka kapacitetin moral dhe mendor që të përmbahet të paktën kur ka një përfaqësues të huaj në krah. Këtë nuk e ka bërë as Saliu”, tha Rama.

“Është një histori që zhvillohet prej kohësh, nuk është hera e parë as e fundit që pakica kërkon t’i imponohet shumicës me forma dhe me një gjuhë që nuk ka asnjë lidhje me çka secili këtu në këtë sallë ju mëson fëmijëve të vet. Fatkeqësia 30-vjecare e këtij Parlamenti është në radhë të parë që iu jep atyre që e ndjekin dhe mbi të gjitha më të rinjve, për të cilët flitet shumë dhe në ajër, shembullin më të keq të edukatës elementare. Duke u kthyer te ligji, nuk ka një kompromis, ku një palë i fiton të gjitha. Kompromiset e mira janë ato ku të gjitha palët kanë një arsye për t’u mërzitur", u shpreh Rama.

Të fundit