Flash News

KRYESORE

Skema e mashtrimit me abonetë dhe biletat në linjat e Tiranës, jepet masa e sigurisë për të arrestuarit

Skema e mashtrimit me abonetë dhe biletat në linjat e Tiranës,

Është vendosur masa e sigurisë për të arrestuarit që u kapën me shkeljen e falsifikimit të aboneve dhe biletave në linjat e transportit publik në Tiranë.

Masat e vendosura nga gjykata janë përkatësisht:

Fatos Vrapi, 60 vjeç – arrest shtëpie, Albana Vrapi, 51 vjeçe – arrest shtëpie, Evisa Vora, 33 vjeçe – detyrim paraqitje, Lulezim Allaraj, 47 – vjeç arrest me burg, Aldi Duka, 39 vjeç – arrest me burg, Klodian Qato, 42 vjeç – arrest shtëpie.

Anastas Ibrahimi – arrest shtëpie si dhe babai i tij Ferdinand Ibrahimi – arrest shtëpie.

Ditën e djeshme policia arrestoi 8 persona, punonjës të kompanive të transportit publik në Tiranë, të cilët u përfshinë në skemën e mashtrimit me bileta dhe abone false.

Sipas policisë u sekuestruan rreth 150 000 bileta urbani të falsifikuara, vënia në përdorim e të cilave kap vlerën 6 000 000 lekë të reja.

Të fundit