Flash News

KRYESORE

Skema e mashtrimit, Olesia Duka përdori edhe deputetët e PS për të zhvatur klientët

Skema e mashtrimit, Olesia Duka përdori edhe deputetët e PS për

Kur kanë kaluar një muaj nga arrestimi i Olesia Dukës, e cila akuzohet për mashtrime në vlera të mëdha, një tjetër denocnim ka dalë në drite.

Këtë herë është Fjorza Mullai, e cila akuzon 38-vjeçaren se i ka marrë 30 mijë euro në këmbim të dhënies së fibrozave cistike për vajzën e saj të sëmurë.

Madje sipas Mullait, Olesia Duka i premtuar edhe se do të ndërhynte te politika për të mundësuar kurimin e vajzës.

“Duke parë që situata ishte delikate, ajo mu afrua me idenë që ‘do iu ndihmojë për ligjin, meqë në rrjetet sociale kishte postime me deputetë, me njerëz që kishin të bënin me shoqata, dhe ne kishim vërtet nevojë për ndihmë, për shoqatën që sapo kemi krijuar për fibrozën cistike”, tha Mullai për Report Tv.

Deri tani, Olesia Duka është shfaqur në foto me deputeten e Partisë Socialistë të Elbasanit, Evis Kushi me të cilën shpërndau disa dhurata në ndihmë të fëmijëve në nevojë në dhjetor të vitit 2015.

https://www.youtube.com/watch?v=mmOeQvXzcFw

Të fundit