Flash News

KRYESORE

Skema e mashtrimit të “Call Center”, AMF: Problem kombëtar nëse pastrojnë para

Skema e mashtrimit të “Call Center”, AMF: Problem kombëtar

Ditë më parë  Qendra për Gazetari Cilësore publikoi një shkrim investigues ku ishin të identifikuara të paktën 80 shoqëri të palicencuara brokerimi që drejtojnë operacionet nga Shqipëria, të cilat zhvatin qytetarë të huaj, zhvillojnë evazion fiskal dhe vendosin mijëra të rinj përpara përgjegjësisë ligjore.

Bazuar në legjislacionin shqiptar për veprimtaritë financiare, shoqëritë, të cilat zhvillojnë Forex, licencohen nga Banka e Shqipërisë, ndërsa ato që ofrojnë shërbime brokerimi, nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, AMF.

Drejtori ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi, gjatë raportimit në Komisionin për Ekonominë dhe Financat,  tha se nga ana e institucionit që ai drejton janë nisur shkresa drejt një sërë institucioneve të rëndësishme në vend për të bashkërenduar një plan veprimi.

“Kemi pasur informacion që operojnë të tilla shoqëri, sidomos në tregjet e huaja, sa i përket shitjes së produkteve  financiare. Nëse ata janë të licencuar nga broker të Bashkimit Europian, kjo është një gjë pozitive se të paktën janë të kontrolluar. Problemi qëndron nëse ata janë broker fantazmë dhe qytetarët mund të përfshihen.

I kemi shkruar Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Shërbimit Informativ të Shtetit, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të pastrimit të Parave. Kam bërë takime dypalëshe dhe kam kërkuar nga SHISH që të na japë emrat e kompanive. Duke qenë se institucioni ynë nuk kishte certifikatë sigurie për të marrë informacion të klasifikuar që jepet nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar kemi kërkuar dhe jemi në fazën përfundimtare për të marë informacion nga SHISh por duhet të kemi një plan veprimi konkret me gjithë institucionet.

Problemi i  këtyre shoqërive është që ata më shumë marrin shtetas të huaj dhe nesër mund të kthehet në një problem kombëtar sepse mashtrohen qytetarë të huaj.  Kjo mund të kthehet problem edhe nga institucionet ndërkombëtare nëse shërbejnë për pastrim parash” , u shpreh Koçi, shkruan Monitor.

Ndonëse tashmë janë të publikuara me emra 80 shoqëri të palicencuara, Policia e Shtetit deri më tani nuk ka marrë asnjë masë ndaj kompanive, të cilat mashtrojnë qytetarët e huaj.

Të fundit