Flash News

KRYESORE

Skemë e re pensioni për ushtarakët e naftëtarët, kush përfiton

Skemë e re pensioni për ushtarakët e naftëtarët, kush

“Pensionistët që trajtohen me pensione suplementare, por njëkohësusht janë në marrëdhënie pune, duke pëfshirë këtu profesorët në universitete dhe ish-ushtarakët, krahas pagës, do të kenë mundësi të marrin edhe pensionin, por jo përftimin suplementar”.

Ky ka qenë edhe vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave që lejon marrjen e pensionit të qeverisë, por ndalon marrjen e pensionit suplementar.

Gazeta Panorama shkruan se nëse nuk do të bëhej ky unifikim atëherë do të krijoheshin diferencime dhe problematika, sidomos për personat që marrin pensionin për shkak të titujve shkencor kur punojnë në sektorin shtetëror ose privat si dhe diferencime në trajtimin e përfituesve.

Në vendimin e mëparshëm përcaktohet se pensioni suplementar mund të tërhiqej nëse të ardhurat mujore nuk rezultonin më të larta se dy paga minimale, ose 52 mijë lekë në muaj.

Qeveria gjithashtu ka përcaktuar edhe masën  e kontributeve që do të derdhen për ushtarakët, punonjësit e policisë dhe ata të Shërbimt Informativ në momentin që dalin në pension të parakohshëm.

“Për personat që kryejnë funksione kushtetuese si dhe punonjësit e lartë të shtetit, për ish-ushtarakët, punonjësit e  Policisë së Shtetit, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Gardës së Republikës, të Policisë së Burgjeve, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, gjatë kohës së trajtimit me pagesë kalimtare ose pension të parakohshëm, buxheti i shtetit derdh kontribute për degën e pensioneve në masën 21.6% të pagës mesatare referuese, sipas gradës dhe funksionit në momentin e përfundimit të funksionit, e indeksuar cdo vit me koefiçientët e indeksit të bazës së vlerësuar”, thuhet në vendim.

E njëjta gjë  është përcaktuar edhe për punonjësit e nëntokës, personat që i shërbejnë invalidëve paraplegjikë e tetraplegjikë dhe gratë që dalin në pension.

Ndërkohë qeveria ka përcaktuar edhe rregullat mbi të cilat do të derdhet kontributet e sigrimeve shoqërore , pshm, për personat e punësuar paga bruto mujore do të jetë jo më pak se 26 mijë lekë.

Të fundit