Flash News

KRYESORE

Skenari i opozitës: Jo protesta deri në ardhjen e ndërkombëtarëve

Në selinë blu, kreu demokrat, Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim me aleatët për të përcaktuar skenarin e aksionit të opozitës.

Sipas Top Channel, protestat e opozitës nuk do të nisin përpara datës 16 shtator, ditë kur pritet që Tiranën ta vizitojë zv/kryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann David Wadephul. Sipas gazetares Elda Menga, zyrtari i CDU/CSU shihet nga opozitarët si dritë shprese për zgjidhjen e krizës politike.

Johann David Wadephul është më i fundit zyrtar evropian që do të synojë arritjen e një kompromisi për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Pas Wadephul, Tiranën do e vizitojë edhe Roberto Montella, sekretar i Përgjithshem i Asamblesë Parlamentare të OSBE.

Aleatët e PD, Dashamir Shehi, Nard Ndoka dhe Agron Duka kanë kërkuar radikalizmin e aksionit të opozitës përmes protestave deri në largimin e Edi Ramës.

Të fundit